E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri Rama ka qene ne djeni per hapjen e kutive dhe per hetimet pretendimet e pabaza

Tirane 17 dhjetor NOA- Zedhenesi i grupit parlamentar demokrat Gent Strazimiri akuzon kreun e socialisteve Edi Rama se eshte ne djeni per hetimiet e Prokurorise se Shkodres.

Ka nje muaj qe Edvin Rama e di se Prokuroria ka hapur kutite ka numeruar votat ka verifikuar materialet dhe mbi kete baze ka vendosur se pretendimet e opozites jane pa baze. Ne Shkoder nuk ka patur manipulime nuk ka patur parregullsi ka thene Strazimiri per mediat.

Me tej deputeti demokrat theksoi se Rama me mire se kushdo ne Shqiperi e di se pretendimet e veta i ka te sajuara.

Ai e perfundoi komunikaten e tij me duke thene se Kur Rama hoqi dore nga numerimi i fleteve te votimit rreth nje muaj me pare nuk e beri kete per kompromis politik nuk u tregua i sinqerte me shqiptaret nuk u tha se po hiqte dore per shkak se prokuroria me kete vendim e nxirrte serish lakuriq.

Akuzat e Strazimirit vijne pas deklarates se perfaqesuesit te opozites se bashkuar Nard Ndoka i cili akuzoi Prokurorine per proces jotransparent.

a.y/ NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›