Ndoka Manipulim rezultatit te Shkodres
“Prokuroria, nga frika se mund të dilnin edhe pesë Ruzhdie të tjera nuk ka hetuar materialet zgjedhore dhe nuk ka verifikuar asnjë nga parregullsitë esenciale në procesin zgjedhor. Kemi informacione te sigurta qe keto kuti qe i jane derguar prokurorisë jane manipuluar ne bodrumet e Lundres nga KQZ nen kujdesin e Topallit”, tha Ndoka.
Por me Ndoken replikon kryetari i KQZ-së, i cili thote se thotë se edhe gjatë rinumerimit nga prokuroria procesi ka qenë i rregullt.
Ndërsa Partia Demokratike rastin e Shkodres e ka marrë si përgjithëesim për të gjithë procesin.
“Ka një muaj që Rama e di se prokuroria ka hapur kutitë dhe ka numëruar votat. Mbi këtë bazë ka vendosur se pretendimet janë të pabaza dhe në Shkodër nuk ka patur parregullsi”, u shpreh deputeti Genc Strazimiri.