U dhunua nga bashkëshorti, humb jetën në spital 45-vjeçarja nga Vlora
Vlorë- Ka ndërruar sot jetë në spital, 45-vjeçarja, Lumturie Selimaj, e cila u dhunua para katër ditësh nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alikokë të Vlorës, ku pas një sherri mes saj dhe bashkëshortit Gëzim Selimaj, 49 vjeç, ky i fundit e ka qëlluar atë me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës ku më pas ra në gjendje kome ku qëndroi për katër ditë. Ndërsa sot humbi edhe jetën.
Aktualisht burri i saj është arrestuar nga policia, ndërkohë nuk ka ende detaje lidhur me arsyet e ngjarjes.