E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonin kartëmonedha, arrestohen 5 persona në Shkodër

kartmonedhaShkodër- Pesë persona kanë përfunduar sot në prangat e policisë, pasi akuzohen për falsifikim parash. Mësohet se arrestimet janë kryer në qytetin e Shkodrës, ku pesë të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Sipas deklaratës së policisë, të arrestuarit janë:Kristian Mala 22 vjeç nga Shkodra, Florian Gjergji 34 vjeç nga Berdica, Paolo Gjergji 20 vjeç nga Berdica, Emiljan Gjergji 25 vjeç nga Berdica dhe Klodian Ndreaj 20 vjeç nga Tirana.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 150.000 lekëve të falsifikuara, prerje 2000 lekëshe, si dhe 2 automjete dhe 10 telefona celularë. Aktualisht po vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›