Rama në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Vlorë. Sipas medieve, gjatë vizitës Kryeministri zhvilloi një takim me kryebashkiaken Brunilda Mersini, disa deputetë të qarkut si dhe me strukturat e Partisë Socialiste.
Takimi zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik.
Në fokus të bisedës, sipas medieve ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve.
Rama ka nënvizuar se këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e potencialit turistik të qytetit dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.
/m.q/a.f/