Elbasan, tenton të vetëvritet 16-vjeçarja, hidhet nga ura
Një 16-vjeçare ka tentuar t`i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Shkumbinit në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa 16-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital.
Mësohet se 16-vjeçarja nuk ka rënë në ujë por në bregun e lumit duke marrë plagë të rënda në trup.
Ndërkohë forcat e policisë së Elbasanit po punojnë për të zbardhur motivet që e çuan 16-vjeçaren të ndërmarrë një hap të tillë.