Rama, në darën e shenjtërimit të votës së lirë
“Gabími pa dashje është i denjë për falje” - Tuqidídi
8 Maji po del, siç pritej, bumerangu fatál i “krizës” artificiale, që Rama e ngriti mbi themelet e avokatisë hipokrite të shenjërísë së votës së lirë. Edhe pse ithtar i Enverizmit, ai u shtir si mbrojtës i ajkës së mendimit demokratik të botës së qytetëruar. Dhe ulëriti me aq pasion për parímet e shenjta të lirísë, sa bëri që dhe shumë skeptikë të ngrinin supet të habitur me veten e tyre. Sepse, si në një kor të frikshëm, Rama dhe neobllokmenët çorën fytet për shenjtërínë e votës dhe akuzuan pa turp si kusare mazhorancën për të bllokuar reformat madhore; për të penguar liberalizimin e vizave dhe për të “justifikuar” prapësítë e dy vjetëve në opozítë. Ata u thelluan aq shumë në kuptimet e vlerave universale të shenjtërísë së votës, sa dhe shumë skeptikëve të lindur nisën t’u dukej Rama si një “ufo”, i zbritur nga Marsi. Ndërkohë populli i zgjuar priti zgjedhjet të vërtetonte mosbesímin e tij të kahershëm ndaj sinqeritetit të këtyre mashtruesve profesionistë. Se vetëm në zgjedhje shpresoi ai të zbulonte se si idealizmi i shtirur i këtyre “martirëve” të votës së lirë do të shfaqte tërë hipokrizínë e vet. Sepse, nga patetizmi, me të cilin po e mbronte Rama me shokë këtë shenjtërim të votës, dukej sikur do të shtohej vërtet pesha morale e çdo vote në funksion të demokracísë. Por, si gjithmonë, ndodhi e kundërta. Sepse, si nga procesi, ashtu dhe nga rezultati i deritanishëm është parë qartë se “avokatia hipokrite” e neobllokmenëve për shenjtërínë e votës paskësh qënë vetëm një tallje banale.
E mashtruar me dekada prej etërve të tyre mizorë, Shqipëría nuk e gëlltiti as këtë “kauzë” të idealizuar artificialisht të votës së lirë. Ajo priti të shihte në praktikë qëndrimet e këtyre ideatorëve “modernë”. Dhe rasti erdhi shpejt. Në zgjedhjet e 8 Majit u zbulua falsiteti i deklarimeve pompoze të këtyre “reformatorëve”, që kishin mohuar me aq kapardisje tërë praktikat zgjedhore të tranzicionit. Qytetarët votuan gjatë këtyre zgjedhjeve aq qetë e aq pastër, me aq seriozitet e përkushtim, sa treguan madhërishëm dëshirën për të kontribuar në ndryshimet, që po ndodhin në Shqipërí. Ata shkuan në votim me shumícë, të bindur se vota do t’u vlerësohej më tepër se kurdoherë. Por jo nga premtimet e Ramës ! Jo nga betimet e tij hipokrite për mbrojtjen e shenjtërísë së saj ! Dhe nuk kishin gabuar ! Se doli që ishte pikërisht Rama me sejmenët e tij, që po gjuanin rastin për të fituar zgjedhjet në mënyrë të padrejtë, të cilët, kur e panë se kandidati i mazhorancës po avanconte, u alarmuan dhe porositën komisionerët të ngadalësonin procesin, deri sa të kristalizonin skenarin e manipulimit. Por dështuan. Se as “rojet” e tyre, që kishin orientuar shtrembër shumë votues të djathtë, nisënb të ngulnin këmbë në K.Z.A.Z., që votat e hedhura gabim, të quheshin të pavlefshme. Prandaj, pikërisht kur K.Q.Z.-ja, nisur nga parími i shenjtërimit të vullnetit të sovranit, lëshoi orientimin që këto vota të futeshin në zarfin e fletëve të kontestuara, nga selia rozë u lëshua urdhërí i rrethimit “revolucionar” të këtij organi, që, sipas Ramës, po përgatitkësh një “kanibalizëm zgjedhor” !...
Kurse vetëm fakti që në kutitë e gabuara u gjendën më shumë vota për Bashën, nuk ka si të mos shtyjë cilindo të dyshojë se “orientuesit” e majtë t’i kenë udhëzuar enkas gabim ca votues, që i kanë njohur si simpatizantë të krahut të kundërshtarit. Kurse vota e hedhur gabimisht jo në kutinë përkatëse prej Presidentit të Republikës përforcoi drejtësínë e vendimit të K.Q.Z.-së për numërimin e të gjitha votave, të hedhura pa dashje në kutitë e tjera. Rama nuk llogariti atë ligj të pashkruar universal, që thotë se çdo hipokrit, i cili përpiqet të mashtrojë me anë të një kauzeje të shenjtë, ndëshkohet pikërisht prej djallëzísë së tij. Rama, që dëmtoi Shqipërínë duke u “justifikuar” me rolin e avokatísë së votës së lirë, u ndëshkua pikërisht prej këtij “shenjtërími”. I shpartalluar moralisht, ai tentoi të kërcënonte Kolegjin Zgjedhor se nuk do ta njihte vendimin e Tij, nëse nuk i akordohej “fitorja”, që kishte shpallur vetë.
Gjithmonë diktatorët kanë rënë nën shpatën e “parimeve”, me të cilat janë përpjekur të mashtrojnë popujt e tyre. Enver Hoxha “shenjtëroi” luftën e klasave duke shpresuar të lidhte me anë të urrejtjes popullin pas qerres së vet dhe u përmbys pikërisht nga ky synim i mbrapshtë, antinjerëzor. Ai tentoi të bënte ideal sakrificën mbinjerëzore të këtij populli të pafajshëm dhe u përbuz nga kjo tallje apokaliptike. Kurse Rama, që tentoi të “shenjtëronte” filozofinë e dhunës nëpërmjet bojkotit permanent dhe nëpërkëmbjes së personalitetit të deputetëve të tij, po izolohet çdo ditë e më tepër po prej këtij “shenjtërími” despotík.
Koalicioni i mazhorancës e çmon sinqerisht shenjtërímin e votës së lirë, pa qënë nevoja ta shpallë atë si kauzë të qëllimeve të tij demokratike. Se demokratët e vërtetë nuk kanë nevojë të maskohen prapa sloganesh hipokrite. Dhe vërtet, pikërisht pse u shfaq si mbrojtëse e sinqertë e shenjtërímit të votës, mazhoranca, jo vetëm shtoi numrin e mbështetësve, por ka fituar një besueshmërí që do t’i garantojë fitoren edhe në zgjedhjet e 2O13-ës. Dhe të mendosh që gjithë këtë besim e fitoi duke mbajtur në shpinë një mal shpifjesh si “kusare” e votës së lirë. (!) Sepse populli, që t’i lexon letrat në xhep, e nuhati demagogjínë e “krizave” artificiale të avokatëve hipokritë të shenjtërimit të votës, ndaj votoi 17% më shumë për “viktimat” e kësaj shpifjeje. Kurse Rama, i çoroditur, po pret humbjen, duke lënë pas vetëm kujtimin e dëmit kolosal, që mund t’i sjellë vetes dhe partisë një udhëheqës hipokrit!