Benedikti XVI: Papa Wojtila dhe Nënë Tereza kanë sjell shpresë dhe paqe në botën moderne
Shenjtorët, më shumë se të pushtetshmit, “gjatë shekujsh kanë sjell shpresë në qytete të tëra”, vërejti Papa. E përmendi “Karlo Borromeun në Milano në kohën e murtajës, Nënë Terezën “engjëllin e të varfërve”, Karol Wojtilen “misionarin e madh”, e motër Maria Serafina, nga Trentino e cila jetoi në rajonin Kampanja të Italisë.
Benedikti XVI shpjegoi para mijëra besimtarëve të mbledhur në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan për Lutjen e mesditës së djeshme, kushtuar Mbretëreshës Qiellore fragmentin nga Veprat e Apostujve nga liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele të 6-të të Pashkëve, që flet për Filipin, i cili pas persekutimet e pësuara nga të krishterët, e la Jerusalemin e shkon për të predikuar Ungjillin në Samari. “Akoma sot – kujtoi Papa – thirrja e Kishës është ungjillëzimi”, sepse me Ungjill “njerëzimi ka mundësi ta njoh gëzimin e vërtetë”. E fytyra me të cilën Kisha paraqitet para botës duhet tè jetë ajo e shenjtorëve: “ndërsa të fuqishmit e kësaj bote kërkonin pushtimin e territoreve të reja për interesa politike dhe ekonomike, - vuri në pah Ati i Shenjtë Ratzinger – lajmëtarët e Krishtit shkonin kudo me të vetmin qëllim për t’u sjell Krishtin njerëzve, e njerëzit Krishtit, duke ditur se vetëm Ai mund të jap lirinë e vërtetë e jetën e përjetshme”.
Shenjtorët, “si lumi bamirës” kanë “ujitur kaq popullsi”, e “disa shenjtër e shenjtëresha të mëdhenj kanë sjell shpresën dhe paqen qyteteve të tëra, të mendojmë në shën Karlo Borromeun në Milano, në kohën e murtajës, të lumen Nënë Terezë në Kalkutë, e sa misionarë tjerë...”. Në një moment tjetër, Benedikti XVI kujtoi të lumin Karol Wojtila, i cili “qe misionar i madh, siç e dokumenton edhe një ekspozitë e hapur këtyre ditëve në Romë. Gjon Pali II e mbështeti dhe organizoi misionin ad gentes – tek popujt, e në të njëjtën kohë, promovojnë ungjillëzimin e ri”. Këto fjalë mbi paraardhësin u priten me duartrokitje nga besimtarët e pranishëm në sheshin e Vatikani.
Papa: Të mbështetesh në Zojën e Bekuar do të thotë të kesh gjithmonë ndihmë të sigurt/Feja nuk i përket së kaluarës, por hapet gjithmonë ndaj të sotmes e, sidomos, ndaj së nesërmes”. Dy ditë pas aktit të besimit të Italisë Virgjërës Mari – në bazilikën e Zojës së Madhe së bashku me ipeshkvijtë italianë të mbledhur në Romë me rastin e Asamblesë së 63-të të Përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Katolike Italiane, - Benedikti XVI iu kthye edhe një herë temës së kushtimit e besimit të Italisë Shën Marisë duke kujtuar se “gjithmonë ka qenë e qartë se katoliciteti nuk mund të ekzistoi pa shembullin e Marisë, se të jesh katolikë do të thotë të jesh marianë, e kjo do të thotë dashuri për Nënën, se në Nënën e nëpër Nënën e gjejmë Zotërinë Jezus”. Anëtarëve të “Marianische Manner-Congregation Maria Verkundung” nga Regensburgut, në të cilën kongregatë mariane Jozef Racinger, asokohe seminarist 14-vjeçar, qe pranuar pikërisht 70 vjet më parë, Papa rrëfeu se “përmes vizitave pesëvjeçare të ipeshkvijve të botës, pra përmes vizitave ad Limina Apostolorum, në Vatikan përjetohet “vazhdimisht se si njerëzit, posaçërisht në Amerikën Latine, por edhe në kontinentet tjera, mund të mbështeten në Nënën hyjnore, mund ta duan Nënën e, përmes Nënës, pastaj mësojnë ta njohin, ta kuptojnë e ta duan Krishtin”.