Rama, ne fushate me kengen "Cohu"
Edi Rama, ka perzgjedhur serish grupin e njohur te rrepit shqiptar, "West Side Family" per ta shoqeruar ne fushaten elektorale. Si kryetar i partise me te madhe opozitare ne vend, asaj socialiste Rama, dje prezantoi para mediave ne seline roze, si bashkerrugetar ne fushate, grupin "West Side Family", i njejti grup kendoi kengen "Tirona" pjese ne zgjedhjet lokale, kur Rama ri-garonte si kryetar i bashkise se Tiranes. Rama vleresoi se ky bashkepunim me grupin do te jete nje thirrje e qarte per gjithe shqiptaret e shqiptaret, per ta cuar Shqiperine drejt nje qeverisjeje qytetare. "Eshte nje kenge qe eshte pjese e asaj fryme qe ne, tani e ndjejme dhe e percojme. Kenga titullohet "Cohu". Jam bashke me miqte e mi dhe kengetaret e famshem, per t'ju prezantuar te gjitheve kengen qe do na shoqeroje ne udhetimin ne Shqiperi, rrugetim qe do te na coje drejt nje qeverisjeje qytetare", ka qene deklarata e djeshme e kryetarit socialist, Rama. Duke nenvizuar se kjo kenge sebashku me socialistet, do te trokase ne cdo porte per te garantuar fitoren e madhe me 28 qershor dhe bashke me te, pas kesaj fitoreje per te hapur porten e hyrjes ne familjen e qyteteruar evropiane. Kengetaret nga ana e tyre, Flori, Landi dhe Miri shprehen kenaqesine qe po bashkepunojne me, sic theksuan ata, "kryetarin e ardhshem te Shqiperise". Ata u shprehen se shpresojne qe kenga "Cohu" te jete nje ogur i mire, ashtu sic sherbeu per Tiranen, kenga e "Tirones". "Ky eshte bashkepunimi i radhes. Kenga e "Tirones" ishte ogur shume i mire per gjithe tironsit, kenga e radhes, ogur i mire per te gjithe shqiptaret", tha Landi, njeri nga kengetaret. Nderkohe qe Flori eshte shprehur se "eshte kenaqesi qe po mbeshtesim kryetarin e ardhshem te Shqiperise, Edi Ramen. Me "Tironen" e ndryshuam Tiranen, tani duhet te ndryshojme Shqiperine. Ashtu sic thote dhe vete kenga; cohu minator, cohu malesor, e ke ti ne dore". Nderkohe qe Miri ka deklaruar: "Votoni Edi Ramen, eshte me i miri". Edi Rama beri te ditur se kenga do te zyrtarizohet te enjten ne mbremje, ne nje ceremoni te vecante, ne evenimentin e hapjes zyrtare te fushates.
Kryetari i PS: Deren e Evropes, do ta hapim bashke duke fituar
Rama eshte shprehur se eshte hera e pare ne konferencat e tij, qe mikrofoni dridhet. "Eshte nje muzike dritheruese sepse eshte besoj une me gjithe zemer, muzika qe eshte ne shpirtin e cdo shqiptari e shqiptareje, qe realisht do nje Shqiperi me te mire, qe realisht do nje ndryshim te madh dhe te shumepritur dhe qe realisht do nje vend evropian ketu, ne mes te Evropes ku ne asnje menyre ne, nuk mund te pajtohemi me faktin se kemi mbetur me te fundit fare, prapa nje dere te mbyllur qe ende nuk po hapet", ka deklaruar Rama. Dere, te cilen sipas tij, shqiptaret do ta hapin se bashku pa humbur kohe, "duke fituar ne 28 qershor dhe pastaj duke trokitur me kembengulje dhe vullnet, qe me ne fund cdo shqiptar e shqiptare, te levizi lirisht ne Evropen qe na takon edhe ne, si te gjithe evropianeve te tjere".
Ahmetaj: "Kjo qeveri, prodhoi indiference ndaj njerezve"
Arben Ahmetaj, kandidati per deputet ne Qarkun e Korces, gjate takimit ne Devoll ka vleresuar te pranishmit, duke i thene se ata jane shume punetore dhe se meritojne me teper dinjitet e vemendje nga ana e shtetit. Ahmetaj i beri me dije te pranishmeve ne takimin me te, se me fitimin ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, PS do t'i kushtoje nje vemendje te vecante zonave rurale dhe se ne programin e saj, e ka te detajuar mire se si do ta arrije zhvillimin e vazhdueshem neper fshatra. "Ndryshimi qe do te sjellim se bashku, do te vleresoje punen tuaj. Ai do te sjelle vleresimin e njeriut te thjeshte, qe punon perdite per familjen, per veten dhe femijet e vet. Misioni yne eshte te ndryshojme nje qeveri, e cila ju ka kthyer kurrizin, nje qeveri e cila prodhoi 'Gerdecin'", tha Ahmetaj.
Spiropali: "Faturat afrofe, premtim i pambajtur i Berishes"
Kandidatja per deputete ne Qarkun e Tiranes, Elisa Spiropali ka qene dje ne Njesine nr 1 ne kryeqytet, atje ku banoret e saj te cilet jetojne me pak te ardhura, ankohen per faturat e paperballueshme afrofe. Ajo tha se ky eshte nje nga premtimet e pambajtura te ketij kryeministri, qe aktualisht po ben premtime te reja dhe pse nuk realizoi ato qe tha ne '05. "Jam ketu, me njerezit qe marrin ndihma ekonomike. Keta njerez vijne ketu dhe ankohen per energjine elektrike, kur marrin 26 mije lek te vjetra ndihme ekonomike, por paguajne 54 mije apo 84 mije leke ( te vjetra), energji elektrike", deklaroi Spiropali. E cila ka nenvizuar se ketyre njerezve, po ju zhvaten leket e bukes. Per te, njerezit qe marrin ndihme ekonomike, jane te detyruar te paguajne fatura afrofe, ne shifra astronomike.
A.G