E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne koalicion me Hysni Milloshin

Kur dje u dorezua ne KQZ kerkesa per regjistrim te koalicionit te majte Alenaca per te ardhmen pa u bere plotesisht te qarte te gjithe emrat e partive perberese te tij mesohet se ekziston mundesia qe PS-ja te kete krijuar nje bashkim me Partine Komuniste te drejtuar nga Hysni Milloshi. Megjithese nje bashkim PS-PK duket shume i parealizueshem sipas disa burimeve prane selise roze nje koalicion i tille ekziston vertete. Keshtu mesohet se kreu socialist Edi Rama me synimin e vetem per te arritur sa me shume vota ne garen e tij per bashkine me te madhe ne vend ka menduar te bashkohet edhe me komunistet. Edhe pse gjate kesaj kohe kryesocialisti ka folur per nje politike te re moderne ndryshe nga ajo e kalura te cilen ai vete e ka quajtur politika e vjeter tashme eshte vete ai qe e kthen shume here mbrapa PS-ne me kete bashkim te tij me Partine Komuniste. Nje tjeter kontradikte e madhe ne kete bashkim te PS-se me komunistet eshte edhe prezenca ne koalicionin e majte dhe opoziten e bashkuar ne teresi e disa partive me spekter te djathte dhe njekohesisht te disa emrave te cilet kane qene pjesetare te krijimit te PD-se si Prec Zogaj. Ne nje deklarate te tij publike diten e djeshme pikerisht ne lidhje me kete mundesi bashkimi ish-deputeti Zogaj eshte shprehur se nese ne koalicionin e majte do te afrohet PK-ja e cila mbeshtetet ende tek figura e diktatorit Hoxha atehere vete ai nuk do te beje me pjese ne Opoziten e Bashkuar. Mungesa e sigurise ne fitore ne garen e zgjedhjeve te ardhshme vendore duket se ka ndikuar aq shume tek kreu socialist Rama sa qe kete here ai ka krijuar nje koalicion ku ne brendesi te tij te jete edhe Partia Komuniste nje parti e cila edhe ne ditet e sotme mbeshtetet ne figuren e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›