Pronat Alibeaj Ndryshimet ndalojne shkelesit e ligjit
Gjykata Kushtetuese vijoi dje shqyrtimin e kerkeses per antikushtetutshmerine e ligjit te pronave kerkese kjo e bere nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe shoqata Pronesi me Drejtesi. Fillimisht gjykata rrezoi kerkesen e pales se interesuar deputeti Enkelejd Alibeaj per revokimin e vendimit te saj te pezullimit te ligjit deri ne fund te shqyrtimit dhe me pas u njoh me pretendimet e tij ne mbrojte te ligjit. Deputeti Enkelejd Alibeaj i cili ishte dhe nismetari i ndryshimeve te bera ne ligj qe sot kontestohen deklaroi dje se nga verifikimet e bera nga AKKP rezulton se jane rreth 9 mije vendime te cilat jane ne shkelje te ligjit. Ai theksoi se nga viti 1993 kur ka nisur kompensimi i pronave deri sot numerohen rreth 55 mije vendime te dhena nga agjencite e ndryshme ne kohe. Nga keto vendime nje pjese jane verifikuar mbi bazueshmerine faktike apo ligjore behet fjale per kompensimin financiar. Qe ne 2005-n Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka nisur nje proces te kompensimit financiar. Kjo agjenci per shkak te ketij procesi i eshte dashur te shprehe bazueshmerine ne ligj dhe prova te ketyre vendimeve. Rezulton se ne statistikat e 2008-s jane shqyrtuar 30 vendime dhe kane rezultuar me shkelje ligji 24. Ne 2009-n jane shqyrtuar 440 vendime dhe me shkelje kane rezultuar 106 vendime. Shkeljet te cilat jane vertetuar nga agjencia jane te karakterit te mosperputhjes se hartes me diapozitivin apo krijimin e mbivendosjeve. Keto jane vetem dy nga llojet e shkeljeve per te cilat mund te kerkohet verifikimi. Duke pare keto statistika qe per 2 vite agjencia ka verifikuar nje numer relativisht te larte ka rezultuar qe 15 per qind e tyre kane pasur shkelje ligjore dhe duke iu referuar numrit maksimal sot mund te them se jane jo pak por rreth 9 mije vendime qe mund te paraqesesh shkelje ligjore te karakterit qe prona ka shkuar ne dore te shpronesuarit qe nuk ka te drejte ligjore se dyti prona iu eshte marre subjekteve te shpronesuar te cilet me te vertete jane pronare - argumentoi Alibeaj. Ai shtoi se te gjitha keto gabime nuk mund te verifikohen ne rruge gjyqesore per shkak te tejkalimit te cdo afati. Cka ben qe vendimet e formes se prere te jete e pa mundur te goditen. Alibeaj theksoi me tej se ndryshimet e bera ne ligj bazohen dhe ne orientimet e dhena nga Gjykata kushtetuese me vendimin e saj te marre ne vitin 2010. Ai shtoi se ne perputhje me Konventen Evropiane te tp Drejtave te Njeriut ceshtja e prones mund te zgjidhet nga nje organizem shteteror sic eshte Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave.