Fitou: Ndarja e Kosovës, ide e keqe
Ndarja e Kosovës, do të ishte një ide shumë e keqe për tu zbatuar. Kështu ka deklaruar ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou, në një intervistë për Frankfurter Zeitung.
Fitou vuri në dukje se për zgjidhjen e çështjes së veriut, duhet të dëgjohet zëri i popullit.
“Nëse flasim për opsionet e mundshme për veriun, mendoj se është shumë e rëndësishme që të dëgjohet zëri i popullit, e jo të flitet për veriun thua se është në Hënë, ka thënë Fitou.
Një temë kryesore e diskutimit kishte të bente dhe me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të cilën diplomati francez thotë se dialogu ndonjëherë është punë e vështirë.