E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ngul këmbë si mushka: Nuk duam Brukselin, duam Fierin Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk heq dore nga kushtet per votimin e ligjeve qe lidhen me marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryetari i PS-se, Edi Rama tha dje ne mbledhjen e Grupit Parlamentar se opozita do te votoje tre ligjet qe lidhen me integrimin e vendit ne BE, vetem nese zbatohen vendimet e gjykatave per Qarkun e Fierit. "Ne jemi te gatshem qe te marrim pjese ne diskutimin per permiresimin e drafteve ekzistuese dhe t'i votojme keto ligje, ne momentin qe mandati i marre nga zgjedhjet e majit te shkuar per administrimin e qarkut te Fierit do te shkoje ne duart e atyre qe populli i Fierit i ka percaktuar si administratoret e ketyre kater viteve, qe jane te zgjedhurit e PS dhe te opozites shqiptare", - u shpreh dje kreu i selise roze. Ai ka shtuar se eshte e panevojshme te miratohen ligje te tjera ne Kuvend, ne kohen qe zbatimi i tyre nuk behet nga institucionet perkatese. "Nuk ka asnje kuptim qe ne te vazhdojme te miratojme ligje nderkohe qe zbatueshmeria e ligjit jo vetem eshte ne nivelin me te ulet, por ne rastin konkret cenon drejtperdrejt nje vendim te formes se prere te gjykates", - shtoi kreu socialist. Lidhur me votimin e ligjeve qe presin votat e PS-se, Rama ka shtuar se deputetet e opozites kane gati propozimet per draftet e paraqitura dhe do t'i bejne ato prezente ne kohen qe do te zhbllokohet situata ne qarkun e Fierit. "Ne jemi te gatshem qe ta permiresojme me tutje kuadrin ligjor mbi te cilin vepron Gjykata e Larte e Shqiperise, por ne te njejten kohe ne refuzojme qe te marrim pjese ne nje makijazh teksa nje vendim i Gjykates se Larte te Shqiperise nuk zbatohet nga ana e qeverise. Vendimi eshte i qarte, eshte i prere dhe eshte per zbatim prej nje kohe te gjate. Me t'u zbatuar ai vendim ne, padyshim, do te perfshihemi ne diskutimin dhe ne votimin e draftit per Gjykaten e Larte", - shtoi kreu i PS-se. Lidhur me reformen e parlamentare, Rama ka shtuar se "jemi ne pritje qe pala tjeter te pranoje variantin e dakordesuar edhe me ekspertet nderkombetare, duke pranuar parimin e trajtimit te barabarte te shumices dhe te pakices ne sallen e parlamentit".

Ne fjalen e tij, kryesocialisti eshte ndalur dhe ne ceremonite e festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise. Rama ka perseritur qendrimet e meparshme, duke e cilesuar programin "teresisht medioker pa asnje vizion dhe shije evropiane". Kreu i PS-se ka hedhur akuza per korrupsion me koncertet qe do te organizohen gjate festimeve. "Sikur te mos mjaftonte mediokriteti ne kete programim teresisht amatores, me nota shume te rendomta te vulgaritetit te se shkuares, dite pas dite shfaqen edhe shenjat e korrupsionit ne procesin e jetesimit te ketij programi", - tha kreu i PS-se, Edi Rama. Ai poashtu ka prezantuar dhe nismen e opozites per hapjen e nje ekspozite ne Kosove, dedikuar 100-vjetorit.

Programi i PS, Rama: Te fokusohemi tek arsimi

Kreu i PS-se, Edi Rama ka folur ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar edhe per programin per zgjedhjet. Pas disa javesh takime me fermeret dhe tregtaret, Rama ka theksuar se PS-ja do te fokusohet ne ceshtjen e fshatit. "Fokusi mbi fshatin, mbi gjendjen ne fshat, mbi pengesat e panumerta te njerezve ne fshat per te mbijetuar ne kushtet e braktisjes nga shteti, do te vazhdoje paralelisht, por fokusi tek arsimi dhe edukimi do te jete ne qender te aktivitetit tone te javeve ne vijim", tha ai. Kryesocialisti ka theksuar se ka nje ndryshim te madh mes vizionit te qeverise dhe PS-se per ceshtjen e arsimit dhe ka ftuar deputetet qe te sqarojne opinionin ne lidhje me keto ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›