Berisha Do trefishojme prodhimin e energjise nga burimet hidrike
I pranishëm në konferencën e Javës kombëtare të ujit, kryeministri Sali Berisha ka premtuar se qeveria e tij do të tre-katërfishojë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet ujore. Ai tha se Shqipëria është një vend i vogël por, që ka rezerva ujore shumë herë më të mëdha sesa sipërfaqja e saj. Në këtë kontekst shefi i qeverisë tha se kjo pasuri e madhe është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet për ta shndërruar në energji në interes të qytetarëve shqiptarë.
“Qeveria ka ndërmarrë një seri kontratash me sektorin privat me të cilat do të ndërtohen 312 hidrocentrale, nga këto 70 kanë përfunduar. Shqipëria në hark të shkurtër kohor do tre-katërfishojë prodhimin energjisë elektrike”- theksoi kryeministri, i cili ka falënderuar qeverinë franceze për mbështetjen në këtë fushë.
Duke e konsideruar furnizimin me ujë një detyrë thelbore të qeverisë së tij kryeministri ka renditur disa nga arritjet në furnizimin me ujë të qytetarëve, pro edhe investimet e bëra nga jugu në veri në këtë fushë me ndihmën dhe të projekteve të huaja.
“Mbi 96% e qytetarëve furnizohen me ujë të rrjedhshëm dhe të cilësive brenda normave dhe standardeve të parashikuara. Janë bërë investime të mëdha nga jugu në veri. Mirënjohje të thellë qeverisë gjermane, italiane, austriake, franceze holandeze dhe qeverisë së Luksemburgu, qeveri këto që me projektet e tyre kanë financuar me dhjetëra e dhjetëra projekte të furnizimit me ujë të popullatës”- vijoi ai.
Ndërkaq Berisha i ftoi të gjithë institucionet e angazhuara në problematikën e ujit të mbajnë parasysh gabimet e së shkuarës dhe t’i korrigjojnë ato.