Halimi Asnje skenar per shkarkimin e Ina Rames

Nuk ka asnjë skenar për shkarkimin e kryeprokurores Ina Rama dhe raportet për të cilat shkruan media janë thjesht aludime. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të drejtësisë Eduard Halimi lidhur përfundimin e mandatit të kryeprokurores. Kreu i Drejtësisë ka hedhur poshtë aludimet se ministria e Drejtësisë ka hartuar një raport mbi Prokurorinë e Përgjithshme i cili do të shërbejë për shkarkimin e Ina Ramës.
Halimi ka folur edhe për projektligjin për aministrinë e të dënuarve në kuadër të 100 vjetaorit të pavarësisë. Ai tha se drafti është pothuajse i njëjtë me ato të viteve të kaluara të hartuara nga qeveritë e kohës. Ndërkohë që bëri të ditur që mbikëqyrja elektronike e të dënuarve do të implementohet rreth datës 15 nëntor.
Këto deklarata Halimi i bëri pasi nënshkroi tre marrëveshje me zv/kryeministrin dhe ministrin e drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi. Marrëveshjet bënin fjalë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, për ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar.