E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, nje dite para Asamblese takon kreret e PS ne rrethe, nuk ka debate

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, falenderoi dje personalisht te gjithe kreret e PS-se ne rrethe, per kontributin dhe ndihmen e tyre ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Te mbledhur ne nje takim te posacem, per te diskutuar mbi zhvillimin e zgjedhjeve, Rama vleresoi kreret lokal ne qendrimin e tyre ne 28 qershor dhe kontributin e dhene per partine. Takimi informal, i cili zgjati per rreth 30 minuta, u zhvillua ne nje ambient jashte rrethinave te Tiranes pa pranine e mediave. Gjate ketij takimi, jo pak kryetare te PS-se ne rrethe, u shprehen qe ne te tilla raste, kreu i partise duhet te respektoje statutin. Me pak fjale, te jape doreheqjen nga drejtimi i PS. Por kishte edhe nga ata te cilet theksuan se Rama, nuk ka asnje arsye pse te largohet nga partia, pasi PS arriti rezultate te mira ne zgjedhje dhe se vota u manipulua. Parimisht ne kete takim te shkurter, u diskutua mbi mbledhjen e sotme te Asamblese Kombetare te PS-se, qe do te mbahet dhe faktin se selia roze do te dale me nje qendrim perfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Deri me sot, kreu socialist Rama, por edhe perfaqesues te PS-se, jane shprehur kunder njohjes se rezultatit te zgjedhjeve dhe qeverise qe do te formohet ne shtator, mes PD-se dhe LSI-se. Madje jo pak here, socialistet jane shprehur se nuk do te njohin dhe Parlamentin, si dhe nuk do te marrin pjese ne te. Qendrim ky, i cili u zbut ne takimin e djeshem, pasi socialistet duket se jane te mendimit se ne Kuvend duhet te shkohet, per te hetuar keto zgjedhje. Vendimi perfundimtare do te merret diten e sotme.

Vleresimi

Kryetari socialist, Edi Rama, vleresoi punen e bere nga drejtuesit e kesaj force politike ne rrethe, diten e zgjedhjeve. Rama falenderoi dje, kreret ne rrethe per punen e bere per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

Integrimi evropian

Mbeshtetja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›