100-vjetori i pullës shqiptare, Berisha: pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar
Paraditen e sotme në muzeun kombëtar është zhvilluar një ceremoni dhe ekspozitë me rastin e 100-vjetorit të pullës së postë shqiptare.
Në këtë ceremoni ka qënë i pranishëmm edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ka shprehur falenderimet ndaj punonjësve të postë shqiptare dhe organizatorëve dhe koleksionistëve të pullave shqiptare në vite.
Sot shqiptarët kremtojnë një ditë të shënuar, ditën e emërtimit 100 vjet më parë të pullës së parë shqiptare të shtetit shqiptar. Ky ishte një moment i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar. Pas vulës së qeversë, pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar. Në 100 vite, pulla shqiptare është bërë një zëdhënese e shkëlqyer e të gjitha fushave në zhvillimin e këtij vendi. Ajo ka mishëruar ngjarjet e mëdha që kanë kaluar shqiptarët, arritjet e tyre. Ajo ishte një pasqyrë besnike e kohës së vet dhe sot vjen me një koleksion ndër më të pasurit. Pulla është një vulë e kohës, një vulë e shtetit.
Unë falenderoj dhe përgëzoj të gjithë ata që me koleksionet e tyre kanë pasuruar fondin e punës shqiptare, kanë konkurruar dhe kanë merrituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Përkushtimi i punonjësve të postë me ndihmën që i ka dhënë qeveria ka bërë që shërbimi postar nga një shërbim që po degradohej, të jetë sot një nga shërbimet më serioze dhe më të shpejta që i ofrohet qytetarëve. Posta shqiptare sot funksionon me postierin dixhital, i cili jep mundësinë e transparencës më të madhe. Posta u bë një promoter i zhvillimit të shqipërisë dixhitale.
U uroj punonjësve të postës gëzuar 100 vjetorin e pullës së parë shqiptare, u shpreh Berisha.