Rama njihet me opinionet e bazes
11/09/2010Lidershipi socialist nis turin e ri te takimeve me anetaresine
Kreu i PS-se informon elektoratin per hapat qe do ndiqen ne vijim
Takimet me banore te njesive bashkiake ne kryeqytet jane ne qender te axhendes se punes se kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Me rifillimin e sesionit te ri parlamentar kreu socialist Rama ka ndermarre nje sere takimesh informale me banore te kryeqytetit per te kontaktuar nga afer me ta duke marre njekohesisht nder te tjera dhe opinionet e tyre mbi hapat qe duhet te ndjeke kampi opozitar perkundrejt qeverisjes aktuale. Keshtu pas porosise per te gjithe deputetet e grupit parlamentar te kesaj partie per te rivendosur kontaktet me bazen ka ardhur nje tjeter moment ai i organizimeve te bisedave te ngushta mes anetaresise se socialisteve dhe drejtuesve te saj. Por pas ketyre minitakimeve lidershipi socialist ka projektuar nje tjeter tur i cili starton fillimjaven e ardhshme me qarkun e Durresit ku i gjithe elektorati i majte do te mund te degjoje publikisht qendrimin e kampit opozitar perballe institucioneve te dala nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te vitit qe kaloi. Nderkohe ndalur ne takimet informale ne kryeqytet ku u angazhuan deputetet socialiste sipas njesive perkatese ne organizimin e ketyre takimeve kreu Rama eshte ndalur fillimisht me njohjen e te gjitha opinioneve te banoreve lidhur me situaten aktuale si ate politike ashtu dhe social-ekonomike. Por njekohesisht dhe me njohjen nga afer te te gjitha shqetesimeve ka marre prej tyre dhe sugjerime mbi menyren e organizimit te aksionit opozitar. Po keshtu gjate bisedave me kryeqytetasit kryetari Rama i ka informuar ata mbi ecurine e negociatave mes Partise Socialiste dhe asaj Demokratike per realizimin e kerkeses se opozites per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te shkuara. Ne te njejten kohe kreu socialist u ka bere te qarte banoreve se nuk do te kete kthim pas pa u bere transparenca e procesit zgjedhor.
Koalicioni
Partia Socialiste do te zhvilloje nje tjeter takim javen qe vjen me aleatet e saj. Ne takimin e radhes qe pritet te zhvilloje kryetari Rama me kreret e forcave politike aleate te kesaj partie do te shpaloset dhe platforma mbi menyren e funksionimit dhe organizimit te koalicionit opozitar. Kjo per vete faktin se tashme ky koalicion do te kete zyre dhe staf te posacem per funksionimin e tij pasi pritet qe ne fillim te muajit te ardhshem te nisin dhe protestat qytetare ne te gjithe vendin.