E Diel, 1 Nëntor 2026

Oborret ne perdorim ndahen ne dy kategori

11/09/2010Viti 1991 ndan detyrimin mes AKKP dhe zyres se privatizimeve ne ministri

Oborret ne perdorim do te ndahen ne dy kategori te ndryshme. Se fundi Qeveria ka miratuar vendimin per privatizimin e trojeve per ndertimet e dhena me leje nga keshillat pluraliste. Ndersa kete te drejte do ta kete vetem Drejtoria e Privatizimeve ne Ministrine e Financave. Nga ana tjeter Agjencia e Kthimit dhe Privatizimit te pronave do te vijoje me privatizimin e tokave mbi te cilat eshte dhene leja e ndertimit para vitit 1991 kohe kur shteti cilesohej si i vetmi pronar i tokes. Megjithate per te dy keto kategori dallimi mbetet tek cmimi i privatizimit.

Ndryshimet

Sipas vendimit te fundit trojet e dhena per ndertim pas vitit 1991 do te shiten me vleren e tregut. Ndersa cmimi do te perllogaritet prej AKKP e cila mbeshtetet vetem ne metodiken e posacme. Gjithashtu saktesohet se ndryshe nga ndertimet ne proces legalizimi privatizimi do te kryhet vetem ne leke duke perjashtuar keshtu bonot e privatizimit.

Ndersa ne dallim nga ky cmim per sa u perket ndertimeve te para vitit 1991 cmimi do te jete i ndare sipas m2 te dhena ne ate kohe ku minimumi eshte ne 200 m2 dhe maksimumi ne 500 m2. Cmimi i ndare ne kategori eshte prej 200 mije leke ne 600 mije leke. Ndersa dhe ketu pagesa kryhet vetem ne leke duke perjashtuar bonot. Ne te dyja rastet eshte AKKP-ja dhe ZRPP-ja qe verifikon statusin e truallit dhe dhenien e vendimit per kalimin ne privatizim ose jo. Ndersa ne rastin e pare eshte Drejtoria e Privatizimit qe merr vendimin perfundimtar te privatizimit ne rastin e dyte vulen e vendos perfundimisht AKKP-ja.

Refuzimi

Gjithashtu ne ligj saktesohet se per sa u perket ndertimeve te pas vitit 1991 pagesa duhet te kryhet brenda 30 diteve nga marrja e vendimit. Gjithashtu me ligjin e ri subjektet te cilat nuk do te kene mundesine e pageses ne afat do te detyrohen qe te paguajne qirane e cila shkon deri ne 10 te vleres shume e cila do te shkoje drejt buxhetit te shtetit dhe te pushtetit vendor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›