E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nuk e do statusin, se nuk do as Shqipërinë

17-11-2012 / Gazeta 55

Një anarkist dhe internacionalist i hershëm, me një trashëgimi ideologjike që synonte rrënimin e identitetit kombëtar, Edi Rama s’e lëshon llogoren anti-status, me gjithë irritimin e shqiptarëve dhe presionin e hapur të ndërkombëtarëve. Arsyet e kësaj kokëfortësie kërkohen te lumi i fyerjeve që Edvini u ka bërë shqiptarëve ndër vite, tek afiniteti që ai ka treguar me armiqtë historikë të tyre si dhe te pamundësia për të duruar një shtet shqiptar të suksesshëm, anëtar të NATO-s dhe të BE-së


Për ata që Edi Ramën e kanë njohur si basketbollist të dështuar, në fillimin e viteve ’90 emrin e tij e ndeshën në një “pozicion” tjetër, në atë të publicistit. “Refleksioni” i tij i tipit “Lule shqipo lule djalë”, ku “gojët e këqija” për analogji e lidhin personazhin e kësaj “përpjekje” të Edi Ramës me vetë atë (Edi Ramën), më saktë me nostalgjinë e tij për atë kohë që ka kaluar dikur në Lushnjë; apo “refleksioni” tjetër i tipit “Etërit, seksi dhe krenaria kombëtare”, fragmente të të cilit janë botuar në librin antologjik “Quo Vadis Shqipëri?”, sipas të cilit shqiptarët krahasohen me miza që pshurrin mbi vjershat e Shefqet Peçit; për të mbërritur edhe te “refleksioni” i tipit “Ina, Ina, hiqi brekët”, ku romët i trajtonte jo me atë “përkujdesje” dhe “masturbim” që i trajton sot, sepse bie fjala, ndalohen të mbledhin mbeturinat plastike e kanoçet në koshat e mbeturinave rrugëve të Tiranës, Edi Rama e ka zbuluar veten, të paktën që në fillimet e viteve ’90, si një jodashamirës ndaj shqiptarëve. I shfaqur para 20 vjetëve si një anarkist dhe internacionalist i hershëm, me një trashëgimi ideologjike që synonte rrënimin e identitetit kombëtar, Edi Rama stonon sot, kur bë sikur ju “qan hallin” komunitetit të LGBT-së, kur bën sikur “i qan shpirti” për ngjarjet historike si Konferenca e Pezës apo Kongresi i Përmetit, apo edhe kur “derdh lot krokodili”, për disa romë që nuk “licencohen” për të “kthyer përmbys” koshat e mbeturinave rrugëve të Tiranës. Tendencën më të fundit të tij për tu bërë “refresh” opinioneve e konsideratave të tij, të fillimviteve ’90, me shtresa, kategori, pse jo edhe me gjithë shqiptarët (kujtojmë edhe ekspozitat e tij denigruese në Paris), po e zëvendëson me pakënaqësitë dhe padurimin e tij ndaj sukseseve të Shqipërisë në rrugën e integrimit, dikur në strukturat Euro-Atlantike... dhe tashmë në rrugën drejt BE-së. Në këtë zëvendësim të tijin të atyre djemve që ai kishte takuar dikur në një stacion treni diku në Europë, me Shqipërinë që e mban peng në stacionin e parafundit për të hyrë në BE; apo në zëvendësimin e bunkerit, në të cilin me shumë gjasa edhe vetë ai së bashku me Mehmetin sipas “standardit” “ç’i sheh syri ia bën dora” këndonin atë këngën “Ina, Ina, hiqi brekët...”, me Europën-bunker, ku përballë krijimit si e tillë prej tij, nuk mund të lejohet të hyjë Shqipëria; apo edhe në zëvendësimin e vetes, me mizat që pshurrin mbi vjershat e njërit prej shokëve të dajës së tij, Edi Rama konfirmon “ngritjen e stekës” prej tij këtë herë jo vetëm ndaj kategorive të caktuara shqiptarësh, por ndaj gjithë Shqipërisë. Për ta bërë sa më mirë këtë ai ka zgjedhur të mos e lëshojë këtë herë llogoren anti-status, duke shpërfillur jo vetëm irritimin e shqiptarëve, por edhe presionin e hapur të ndërkombëtarëve. Më herët, me të njëjtën mënyrë sjellje, ai ka tentuar por nuk ka mundur, të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, apo edhe liberalizimin e vizave me “kërcënimin” e “pushtimit të Europës nga një milionë shqiptarë të papunë”... Arsyet në vazhdimësi të kësaj kokëfortësie, sigurisht e kanë zanafillën dhe mund të kërkohen te lumi i fyerjeve që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve ndër vite, sikurse mund të kërkohen edhe tek afiniteti që ai ka treguar me armiqtë historikë të tyre si dhe te pamundësia për të duruar një shtet shqiptar të suksesshëm, anëtar të NATO-s dhe të BE-së. Sepse një sukses i tillë, është fundi politik i tij..., pas të cilit atij i duhet të gjejë sërish ndonjë bunker, ndonjë Mehmet dhe sipas “standardit” “ç’i sheh syri ia bën dora”, të këndojë “Ina, Ina, hiqi brekët...”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›