E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nuk mendon për buxhetin që po i rrëzohet por merret me projektin e ullishtave

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, e ka vlerësuar si fantazmagori projektin e qeverisë për shndërrimin e Shqipërisë në një vend me ullishte, duke i konsideruar si plane që kanë prapa qëllime korruptive. Sipas kreut socialist, projekti i qeverisë për ullinjtat përmban skema me korrupsion për dhurimin e tokave, duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha se i ka dhuruar prona miqve të tij. “Qeveria dha me konsesion 1000 hektarë toka pa studim”-theksoi kreu i selisë rozë Edi Rama, duke i kërkuar kryeministrit të vendit që të ndalë këtë skemë korruptive. Më tej, Rama shtoi se Shqipëria tashmë është betonizuar, duke harruar se ai është kryetar bashkie në Tiranë, duke hedhur firmën për këtë betonizim. Në një plan të saj, qeveria synon mbjelljen e rreth 25 milion rrënjë ullinjve në të gjithë vendin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›