Bush, letër mirënjohjeje presidentit Topi për kontributin e trupave në Irak

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush i ka dërguar një mesazh presidentit shqiptar Bamir Topi, ku shprehet mirënjohja dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në Irak. “Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008”-shkruan Bush në telegramin dërguar Topit.Më tej, ish-presidenti amerikan shprehet gatishmëria e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, me gjithë vështirësitë e mëdha, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t’i shërbyer çështjes së lirisë globale. “Populli i Shqipërisë duhet të jetë krenar për pjesëmarrjen në ndërmarrjen e suksesshme për të ndihmuar Irakun që të sigurojë lirinë e vet. Ne presim me gëzim të shërbejmë së bashku me kontingjentet e ardhshme shqiptare në mbrojtje të lirisë”-vijon telegrami. Eksperienca jonë e përbashkët në Irak-shkruan Bush- tregon shembullin më të mirë sesi partneriteti midis vendeve tona është thelluar në vitet e fundit. Në fund të telegramit, ish-presidenti Bush shprehet optimist se lidhjet e Shqipërisë do të forcohen ndërkohë që zë vendin e saj si anëtare e NATO-s, duke rritur bashkëpunimit me qeverinë amerikane.
...