E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata dënon me 28 vjet burg zyrtarët që tjetërsuan pronat në Kashar

Gjykata e Tiranës ka marrë masën e dënimit për të akuzuarit si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në zonën e Kasharit në Tiranë. Prokuroria kërkoi 55 vite burg dhe 49 milionë lekë gjobë për të pandehurit në gjykim për abuzime me tokat e Kasharit. Kërkesa për gjykim të shkurtuar favorizon 7 të pandehurit. Gjykata, përkundrejt kërkesës së prokurorisë i ka përgjysmuar vitet e dënimit si dhe gjobat, duke u lënë në qeli për rreth 28 vite burg. Ish-kryetari i komunës Kashar, Alfred Sulaj u shpall fajtor dhe dënua me 6 vjet heqje lirie e 6 milionë lekë gjobë, për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv” nga të zgjedhurit vendorë dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Një tjetër ish kryetari komune Faik Fejzo përgjatë viteve 2000-2003, si dhe të pandehurit: Bardhyl Kamberi, Islam Shera, Ismail Sula, Shefqet Alikaj dhe Xhevahir Hyka, u dënuan nga 2 deri në 6 vjet heqje lirie, si dhe u detyruan nga gjykata të paguajnë gjoba që variojnë nga dy deri në pesë milionë lekë.Ndërkaq tre të pandehurit: Naim Karaj, ish-kryetar i Komunës së Kasharit, Ismail Bakalli dhe Ruhi Valisi, po gjykohen me procedurë normale, për shkak se kanë refuzuan gjykimin e shkurtuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›