E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, sot në Bruksel, për celebrimin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Popullore Evropiane

23-06-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha u nis dje pasdite për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, i cili mbahet sot në Pallatin e Akademisë.
Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.
Kreu i qeverisë do të jetë dhe në sesionin akademik që do të mbahet me rastin e celebrimit të 35 vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane, si dhe të 20 vjetorit të drejtimit të PPE-së nga Presidenti Wilfried Martens, ku do të marrin pjesë kryetarë qeverish të PPE-ve dhe liderë të partive të djathta.
Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e Forumit të Crans Montanës për Azerbajxhanin, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forumi.
Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha do ketë edhe një takim me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›