E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon sistemi arsimor, shkolla nis më 6 shtator, nxënësit 3 herë pushime në vit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka ndryshuar strukturën mësimore për të gjithë arsimin bazë parauniversitar, duke ndryshuar madje edhe datat e fillimit të vitit të ri arsimor e jo vetëm kaq. Sipas deklaratës për shtyp të zëdhënëses Albana Mustafaraj,

viti i ri shkollor do të fillojë për shkollat 9-vjeçare të sistemit arsimor parauniversitar për semestrin e parë do të nisë më 6 shtator 2010 e do të përfundojë më 28 janar 2011. Ndërsa semestri i dytë do të fillojë më 31 janar të vitit 2011 dhe do të mbarojë më 10 qershor. Gjatë konferencës për shtyp, ditën e djeshme ku u bënë publike ndryshimet Mustafaraj tha se nxënësit në ndryshim me vitet e tjera do të kenë gjatë vitit të ri shkollor tre periudha pushimesh në vit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, se viti shkollor 2010-2011 do të nisë më datë 6 shtator 2010. MASH njofton gjithashtu se gjatë gjithë vitit shkollor do të ketë disa periudha pushimesh si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Periudha e parë e pushimeve do të jetë nga data 27 tetor 2010 deri më 31 tetor 2010. Më pas pushimet e fundvitit do të nisin më datë 24 dhjetor 2010 dhe do të mbarojnë më datë 5 janar 2011. Gjatë vitit shkollor do të ketë edhe një periudhë të tretë pushimesh që do të nisë më 28 mars 2011 dhe do të mbarojë më 3 prill. Për të gjithë sistemin e arsimit bazë parauniversitar në Shqipëri viti shkollor do të përfundojë më datë 10 qershor të vitit 2011. Klasat e nënta të këtij sistemi do të zhvillojnë provimet e lirimit gjatë periudhës 15-30 qershor të vitit 2011. Për shkollat e mesme, viti shkollor do të nisë më 6 shtator dhe do të mbarojë më 17 qershor, ndërsa vetëm për klasat e 12 mësimi përfundon më 24 maj të vitit 2011. Pushimet do të jenë në të njëjtat data me të gjithë sistemin parauniversitar, ndërsa klasat e 12-ta do të kenë sesionin e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore nga periudha 26 maj-30 qershor 2011. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se pushimet që janë caktuar për vitin e ri shkollor do të vlejnë për nxënësit për tu dhënë hapësirë, ndërsa për mësuesit do të shërbejë si një periudhë e kualifikimit të vazhduar. MASH njofton gjithashtu se kjo strukturë është shpërndarë në bazë të një udhëzimi të gjitha Drejtorive Arsimore dhe Zyrave Rajonale në vend dhe do të keni mundësi ti gjeni lehtësisht jo vetëm në ëeb-site zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe të afishuara në të gjitha shkollat e vendit.

Last Updated on E Marte, 29 Qershor 2010 20:02

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›