Rama paralajmëron: Nëse Bullgaria vijon veton ndaj Maqedonisë së Veriut, do kërkojmë ndarje!

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se nëse Bullgaria vijon veton ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e hapjes së negociatave me BE, Shqipëria do kërkojë ndarjen. Duke folur me gazetarët shqiptarë që po pasqyrojnë vizitën e tij në Uashington ai tha se “Konferenca ndërqeveritare ka lidhje me Bullgarinë, jo me Brukselin”. “Eshtë një çështje e absurdit procedurial dhe politik dhe e kemi shtruar në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar për të mësuar dhe mendimin e tyre. Në bazë të kësaj do të jemi më të sigurtë, pasi kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, pasi është e pakuptimtë që ne të presim që Bullgaria të lirojë pengun vet”, ka thënë kryeministri Edi Rama.