Gjiknuri pritet nga Schütz, Gjermania, mbështetje të fortë integrimit të Shqipërisë

Një grup zyrtarësh të lartë dhe deputetë socialistë të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjenden për takime në Gjermani.
Në Ministrinë e Jashtme Federale ata janë pritur nga Susanne Schütz, Drejtoreshë për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës, ish ambasadore e Gjermanisë në Tiranë.
Sikurse shkruan në rrjetet sociale zoti Gjiknuri Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave, ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz.