E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama paralajmeron nisjen e nje levizje te re politike

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e një lëvizje të re politike. Ai ka urdhëruar zyrtarët e lartë dhe deputetët socialistë t’i drejtohen bazës për të shpjeguar jo vetëm programin politik, por edhe të gjitha arsyet se përse duhet që në 2013 elektorati të votojë Partinë Socialiste. Por, kërkesa e Ramës bëhet pasi lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano, ka nisur një aksion politik në bazën socialiste. Kryesocialisti duket se synon kopjimin e nismës së zotit Nano.

Për ta kamufluar qëllimin e vërtetë të kësaj lëvizjeje, kryesocialisti Rama akuzoi qeverisë dhe mazhorancë, të cilat sipas tij janë përgjegjëse për korrupsion dhe rrënimin e ekonomisë vendase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›