E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llotaria kombëtare, Rrushaj: Akuzat e Ramës, shpifje

Ministria e Financave ka reaguar sot në lidhje me akuzat e kreut të PS-së Edi Rama në lidhje me Llotarinë Kombëtare.

Në një konferencë për shtyp, Zv.ministri i financave Alfred Rrushaj theksoi se Rama akuzon sepse nuk fitoi klienti i tij.
 

Sipas tij, opozita kërkon ta përbaltë këtë proces duke akuzuar ende pa u bërë tenderi.  Ai gjithashtu theksoi se opozita po bën presion ndaj komisionit të tenderit të lotarisë.

“Rama vijon persionet ndaj adminstratës dhe ndaj komisioni që po merret me procedurat e garës vetëm e vetëm se klienti i tij nuk plotësoi kushtet e garës. Deklaratat e tij se konsulenti që ka rekomandimet dhe kriteret teknike është zgjedhur 2 muaj përpara është një shpifje që e kalon atë të zakonshmen” shtoi Rrushaj.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›