Haxhinasto ne KiE Promovimi i tolerances dialogut dhe mirekuptimit
Kryetari i Komitetit të Ministrave të Asamblesë Parlamentare, Edmond Haxhinasto ka informuar për zhvillimet kryesore që nga Sesioni i fundit, si dhe për iniciativat e ndërmarra që nga fillimi i Kryesisë shqiptare të Komitetit të Ministrave.
“Një prej prioriteteve kyçe të Kryesisë tonë nën moton "Të Bashkuar në Diversitet", do të jetë promovimi i tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë. Siç është vërejtur gjatë një debati të zëvendës ministrave, angazhimi i Shteteve anëtare për të mbështetur këto vlera është i një rëndësie të madhe, në një kohë kur kriza e vazhdueshme ekonomike në Evropë ngre tensione dhe frikë, në veçanti duke ndikuar tek ata që padrejtësisht perceptohen si një kërcënim për mirëqenien e shoqërive tona. Të gjithë ne mund të kujtojmë stigmatizimin e emigrantëve dhe thirrjet për urrejtje e dhunë, që shpeshherë ndodhin në arenën politike”- iu drejtua Haxhinasto Asamblesë Parlamentare të KiE-së, duke e konsideruar detyrë të përbashkët ngritjen kundër atyre që mbështesin pikëpamje të tilla dhe të bëhet maksimumi për të siguruar që qytetarët tanë të kuptojnë se diversiteti dhe multikulturalizmi nuk janë një rrezik, por më tepër një pasuri.
“Nuk ka asnjë të ardhme të begatë pa një shoqëri kohezive, ku të gjithë individët mund të jetojnë në harmoni dhe të zhvillojnë talentet e tyre pa asnjë frikë nga ngacmimi apo përjashtimi”- shtoi më tej ai.
Nga ky këndvështrim, Haxhinasto tha se: presim me padurim idetë dhe propozimet të cilat do të dalin nga debatet që Asambleja do të mbajë nesër mbi "Krizën e demokracisë dhe rolin e shtetit në Evropën e sotme" dhe për "Portretizimin e emigrantëve dhe refugjatëve gjatë fushatave zgjedhore ", të dyja çështje me mjaft interes, ndërsa paraqiti disa nga prioritete kyçe të presidencës shqiptare që janë: toleranca, multikulturalizmi, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut.
Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se si një vend me një histori të gjatë shekullore të tolerancës dhe multikulturalizmit, Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje të mundshme gjatë kryesimit të saj për të promovuar shoqëritë tolerante dhe të hapura në Evropë. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut është gjithashtu një ndër prioritetet kryesore të Presidencës shqiptare. Haxhinasto konsideroi nevojën për të promovuar vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës në ato zona të Evropës, të cilat aktualisht janë përtej mundësive të Organizatës. Ai vlerësoi punën e çmuar e kryer nga Këshilli i Evropës në Kosovë dhe ndërveprimi pozitiv që është krijuar me Bashkimin Europian, në interes të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, dhe më tej, për hir të stabilitetit të të gjithë rajonit.