Rama paraqet strukturen e qeverise se re
Kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar përmes profilit të tij në Tëitter se sot do të bëjë publike strukturën e Qeverisë së ardhshme që pritet të drejtojë vjeshtën e ardhshme. Rama ka saktësuar se prezantimi i strukturës do të bëhet nga vetë ai gjatë një dalje përpara kamerave në orën 15 në selinë e Partisë Socialiste. Gjatë ditës së djeshme Rama u takua me aleatin e tij kryesor, kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, takim nga i cili dy kryetarët duket se kanë bërë edhe ndarjet e fundit të posteve ministrore.