E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Nuk do miratohet asnje ligj qe nderhyn ne programin e mazhorances

Sali Berisha shkoi për të drejtuar mbledhjen e radhës së qeverisë jo më duke pasur edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike. U kërkoi t’i urnonin fitoren kryetarit të ri të demokratëve, cka nuk e bëri rivali i Bashës, ministri Olldashi, I cili nuk ishte as në mbledhjen e qeverisë. Disa vendime u morën dhe disa të tjera u anuluan, kryesisht ato që nuk duhet të interferojnë në programin e qeverisë së Edi Ramës

 “Nuk do miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e mazhorancës së re socialiste” Ishte kjo garancia që kryeministri në detyrë, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Duke iu referuar ligjin për sigurimet shëndetësore, Berisha tha se kryeministri i ri Edi Rama e ka premtuar falas ndaj i takon atij ta zbatojë.
“Asnjë ligj që ndërhyn me programin e qeverisë tjetër nuk do mund të miratohet. Vendimi që erdhi për sigurimet shëndetësore dhe institutin e shërbimeve shëndetësore nuk do miratohet, shqiptarëve i është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk do bëjmë para, pasi duket si kokëfortësi. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute”, theksoi Berisha.

Peng të mandatit të tij kryeministror, Berisha cilësoi mos realizimin e ndihmës ekonomike falas për njerëzit në nevojë, ndërsa theksoi rritjen e pagave dhe pesnioneve sa herë që të jetë në pushtet.
“Vendimet për rrogat sipas degëve e sektorëve, e kemi bërë 7 vite me radhë e do ta bëhen sa herë jemi në pushtet. Ne nuk mund t’i mashtrojmë shqiptarët me mashtrime antiglobaliste për ulje çmimesh, në një treg cmimet nuk ulen.
Një objektiv që e kam pasur shuë për zemër, nuk arrita ta realizoj dhe ka qenë rritja e ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme”- theksoi Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që asnjë shqiptar të mos jetojë në varfëri ekstreme.

Vendimmarrja e qeverisë vijoi me dhënien me koncension të disa hidrocentraleve. Dhe mesazhin e radhës e ka për Edi Ramën, qw nuk duhet t’i trembë investitorët.

Lajmi i fundit i ka ardhur nga Këshilli i Europës. Qeveria e tij ka përmbushur rekomandimet e raundit të tretë të raportit të vlerësimit kundër korrupsionit nga GREKO (Grupi i shteteve kundër korrupsionit”. Berisha tha se është numri një në Europë për vlerësimin e ligjeve dhe zbatimit të tyre në këtë fushë.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›