E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pas mbylljes së Kongresit: Ngjela fjalimin më të mirë, më njerëzorin Majko dhe më të ndierin Braçe

( I përditësuar)  Në Kongresin e Partisë Socialiste ka përfunduar votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. 1500 delegatët votuan për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Asamblesë ndërkohë rezultati pritet të dalë nesër. Gjithashtu në Kongres u votua për programin dhe ndryshimet në statut.

Kreu i PS-së Edi Rama nëpërmjet “Twiterit” është shprehur se “Ky është kongresi më i bukur që kur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi!”. Rama gjithashtu ka dhënë edhe një vlerësim për fjalimet e mbajtura në Kongres: Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe

Më herët Rama tha se brenda partisë më të madhe opozitare nuk ka divergjenca po ballafaqim idesh dhe socialistët rreshtohen tek principet e saj.

Nuk shoh asnjë divergjencë. Kemi rreshtim principesh për të cilat jemi të gjitha dakord. Nuk kam parë ndonjë platformë alternativë, tha Rama.

Ben Blushi në një prononcim për mediat është shprehur se ky kongres mund të cilësohet si kthim i PS-së tek e majta dhe idetë. Kongresi shënon kthimin tek idetë. PS ka nisur të mendojë seriozisht për një program. Kthim majtas dhe tek idetë. Partia Socialiste më shumë mendon dhe jep propozime. Nuk e konsumon kohë pa ide. PS është më e hapur për publikun, tha Blushi.

Erjon Braçe

Braçe: Qeveria nuk ka më respektin e popullit

Erjon Braçe, duke folur në Kongresin e PS-së ka folur për një opozitë të fortë përballë pushtetit të korruptuar. Braçe tha se nuk duhet të pranohet vendosja e një rregjimi të Sali Berishës.

Po dëgjoj gjithnjë e më shumë pas 21 janarit dhe 8 majit se nuk e mundim dot Sali Berishën. Ai po vendos regjimin por ka edhe një pikë shprese. Qeveria nuk ka më bazë morale dhe respektin e popullit. Berisha ka frikë jo populli që po vuan, tha Braçe.

Deputeti i PS-së foli edhe për sistemit fiskal që propozon opozita, që sipas tij ka në theme një shpërndarje të drejtë të pasurive.

Pasuria duhet rishpërndarë. Pasuria duhet të mbi taksohet për një rishpërndarje më të drejtë të pasurisë, shtoi Braçe.

Arben Malaj

Malaj: Sfida jonë është të fitojmë sa më parë dhe të qeverisim më mirë

Arben Malaj, deputeti i PS-së duke folur në kongresin e kësaj partie është shprehur se sfida e opozitës është për të ardhur sa më shpejt në pushtet. Kjo tha ai për të fituar kohën që Shqipëria ka humbur gjatë qeverisjes së mazhorancës aktuale.

Kongresi mundësia më e mirë më e drejtpërdrejtë më transparente për të ndarë edhe me opinion publik sfidat për të ardhmen. PS ka misionin histori këtë realizoi sa më parë rotacionin politik të vendit. Duhet të fitojmë kohë e humbur duke bërë reforma të mëdha që të përmirësojmë cilësisht qeverisjen e vendit dhe tu garantojmë shqiptarëve liritë e pakufizuar për një jetë më të mirë, tha Malaj.

Deputeti i Ps-ë shtoi se mazhoranca qeverisëse po u vret të ardhmen shqitparëve me babëzinë e saj. Sot shqiptarët rrezikojnë të kenë kosto të lartë të borsheve të rritura të papunësi të varfërisë në rritje sepse politika është ajo e zhurmës jo e maturisë e forcës së kartoni dhe jo e argumenti. Kjo mazhorancë qeverisëse është e babëzitur dhe po vret të ardhme ne çdo shqiptari, borxhi publik ka arritur në nivele kritike. Duhet të paguajmë 1.3 milion dollarë borxhe në ditë interesa, tha ndër të tjera Malaj.

Partia Socialiste nisi Kongresin për të miratuar programin e ri politik, ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur Asamblenë Kombëtare. Kandidatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Pallatin e Kongreseve. Hapja e Kongresit u bë duke mbajtur 1 minutë heshtje për të vrarët e 21 janarit.

14: 15

Skënder Gjinushi: Saliu mes Gedafit dhe Mubarakut

Skënder Gjinushi gjatë fjalës së tij në Kongres tha se e majta nuk ka humbur kurrë me votën popullore por është shitur dhe përqarë.

Saliu nuk hyri në derën e kryeministrisë me votën e popullit por duke përdorur mandatet e majta të LSI-së si qelës kopil. Saliu akuzon të tjerët si komunist, ndërsa vetë rreshtohet midis Gedafit dhe Mubarakut, theksoi Gjinushi.

12: 50

Rama: Nuk ka të krahasuar mes PS-së dhe kazermës së Saliut

Kryetari i PS-së gjatë fjalës së tij në Kongres deklaroi se sot është dita për të folur për vizionin e PS-së për Shqipërinë.

Ne takohemi sot në një ditë shumë të vështirë për vendin. Secili prej jush ka shumë për të treguar për zhgënjimin, dëshpërimin, varfërinë dhe frikën që ka pllakosur në Shqipëri. Secili prej nesh ka shumë për të thënë, tha Rama.

Lideri i opozitës theksoi se në zgjedhjet e shkuara PS përjetoi dy ndjenja të forta: fitoren e madhe me votat e shqiptare dhe zhgënjimin e madh nga vjedhja e dhunshme e votave të PS-së në Tiranë.

Fitorja në Tiranë na bëri të ditur se sa pranë fitores jemi në zgjedhjet e ardhshme. Janë shumë të rinj që më pyesin çdo ditë, që më pyesin përse duhet të votojmë. Atyre që më mbështesin, u them që sot jam i vendosur më shumë se kurrë për të ndërtuar një Shqipëri ashtu siç e duam, përmes Partisë Socialiste. Do të jem me ju më pranë se asnjëherë kudo në Shqipëri. Për të nxitur një dallgë të re anëtarësimesh. Për ta bashkuar PS-në me çdo shqiptar dhe shqiptare që do të heqë qafe këtë qeveri bashkë me varfërinë e borxhet, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se aktualisht po jetojmë në një realitet shumë të vështirë. PS nuk vuan nga mungesa e lirisë, as nga mungesa e debatit brenda saj. Kjo është e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Të bësh krahasime mes PS-së dhe kazermës së Saliut është njësoj si të krahasosh trëndafilin me kaktusin, tha Rama.

Kreu i PS-së theksoi se ky është programi i tre gjeneratave që nga themeluesit e partisë. Është programi i reflektimeve të thella, i vetëdijes kombëtare për rrezikun që i kanoset Shqipërisë së zhytur në borxhe, jo vetëm për shkak të krizës, por edhe të keqqeverisjes. Ata e qeverisin Shqipërinë nga e djathta, por e rjepin nga të katër anët, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, koha e Saliut ka mbaruar. Ai theksoi se jetojmë vetëm agoninë e qeverisjes së tij. Integrimi nuk është një lojë e ka kush e ka. Evropa për ne nuk është një pikë ku ne duam të mbërrijmë, por një mënyrë e re e të qenit këtu ku jemi në Shqipëri. Përmes zgjidhjes së çështjes së pronës ne nuk kërkojmë që t’i japim fund sorollatjes së pronarëve me anë të një marrëveshjeje, tha Rama

12: 35

Ditmir Bushati: Programi i PS-së, udhërrëfyes për në BE

Ditmir Bushat në fjalën e tij u shpreh se për socialistët procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është prioritet. Ne jemi të përkushtuar të bëjmë çdo lloj reforme për të bërë Shqipërinë anëtare të BE-së. Programi që ne diskutojmë sot e konsideron procesin e integrimit evropian thelbësor dhe të patjetërsueshëm. Ne do ta përshpejtojmë integrimin e Shqipërisë në BE. Programi që kemi në duar është një lloj udhërrëfyes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›