E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet edicioni i gjashtë i Fokus-it

Në qytetin e Fierit, në galerinë e Arteve Figurative është çelur edicioni i 6-të i konkursit ndërkombëtar fotografie Fokus. Në këtë konkurs marrin pjesë  93 fotografë. Organizatori Arben Alliaj shprehet se ekspozita është mbështetur në traditën shqiptare e ndërthurur me përvojën ndërkombëtare.

Kjo ekspozitë kishte përfshirë jo vetëm shtetet e kontinentit tonë por edhe të kontinenteve të tjera, të cilat nuk kanë munguar edhe në edicionet e tjera, shprehet Alliaj.

Me këtë rast do të ndahen edhe tre çmime nga anëtarët e jurisë së këtij edicioni të Fokus-it, Jutta Benzenberg (Gjermani), Suzana Varvarica (Shqipëri) dhe Afrim Spahiu (Kosovë).

Në ekspozitën e sivjetme nga 170 fotografë shqiptarë dhe botërorë, për pjesëmarrje janë përzgjedhur 93 fotografë, të cilët vijnë nga shtetet si Belgjika, Bullgaria, Anglia, Franca, Gjermania, Greqia, Holanda, India, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Pakistani, Serbia, Turqia, SHBA, Shqipëria, dhe Kosova.

K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›