PS, Kongresi, nis votimi për Asamblenë, programin dhe statutin
Delegatët e Partisë Socialiste kanë nisur votimin për programin e ri politik, ndryshimet në statut dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Rreth 1500 delegatë socialistë pritet të votojnë në Pallatin e Kongreseve. Aktiviteti i PS-së ka nisur në orën 11:00. Fillimisht është bërë prezantimi i 4 shtyllave të programit.
Pas prezantimit të programit, nga 4 deputetë të PS-së, fjalën e ka marrw kryetari i PS-së, Edi Rama.
Më pas fjalën e kanë marrë e delegate të ndryshëm ndër ta edhe deputeti Arben Malaj. Malaj ka folur për një pjesë të tezave që i ka përmendur edhe gjatë turit për “Modernizimin e partive politike”.