Rama pas takimit me Moore Domosdoshmeri besueshmeria e zgjedhjeve

Kreu i Drejtorisë për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore ka mbërritur sot në Tiranë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Takimi i parë i diplomatit amerikan ka nisur me kreun e opozitës Edi Rama rreth orës 9.00 të mëngjesit në selinë e PS-së. Në këtë takim Moore shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Takimi me kreun e opozitës ka zgjatur rreth një orë dhe prej këtej diplomati amerikan zhvillon takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi.
Kreu i opozitës ka deklaruar për mediat se takimi me diplomatin amerikan Moore është fokusuar në situatën parazgjedhore, zëvendësimit të anëtrait të KQZ-së dhe për dialogun Prishtinë- Beograd.
Rama theksoi se vëmendja është përqëndruar tek domosdoshmëria e kthimit të besimit tek zgjedhjet.
“Duke u përqendruar tek çështja më e nxehtë, ajo e rrëmbimit të anëtarit të KQZ, dhe praktikisht, e rrënimit të këtij institucioni që duhet të jetë i pavarur dhe i paprekur nga vullnetet politike, theksuam domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Besoj se gjetëm mirëkuptimin e plotë për domosdoshmërinë që këto zgjedhje, kaq të rëndësishme për Shqipërinë, në një moment të rëndësishëm siç është ky moment për vendin edhe në kontekstin e integrimit europian dhe të zhvillimeve në rajon, të mos ketë asnjë arsye që nesër zgjedhjet të jenë të papranueshme”- tha Rama.
Kryesocialisti Rama mohoi aludimet se dorëheqja e Denar Bibës ka të bëjë me marrëveshjen mes PS-së dhe LSI-së për zgjedhjet.
“Është krejtësisht e pavërtetë, unë ushqej respekt të plotë për Denar Bibën, i cili nuk vjen nga radhët e Partisë Socialiste. Nuk është propozuar prej nesh për të qenë një ushtar partie Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe me aktin e tij ka afirmuar të gjithë integritetin moral dhe profesional në kundërshtim të hapur me cenimin flagrant të integritetit moral dhe profesional të KQZ dhe të anëtarëve të KQZ” shtoi Rama.
I pyetur nëse PS-ja ka një emër të të zëvendësuar Denar Bibën, Rama u shpreh se: “Kjo është një pyetje përgjigja e të cilës është shumë më e gjerë se kaq. Këtu nuk flasim për zëvendësim personash, këtu flasim për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së”.
Bumçi takon Xhonatan Mur
Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, gjatë takimit me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Xhonatan Mur, nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ruajtjen e paqes, stablitetit dhe sigurisë në rajon. Ministri Bumçi ka siguruar se qeveria shqiptare është e angazhuar të zhvilloje një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan theksoi se Ballkani do të vazhdojë të mbetet në fokusin e administratës amerikane për të ruajtur të gjitha ato arritje që janë bërë në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, zoti Moore nënvizoi se shpreson për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që do të mundësonte ecjen e tyre përpara drejt integrimeve europiane.
Po sot në Tiranë kanë mbërritur edhe dy bashkë-raportuesit e APKE-së Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco një vizitë fakt-mbledhëse për respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria.
Ata do të takohen me Presidentin e Republikës, Kryetaren e Parlamentit, Kryeministrin, Ministrin e Drejtësisë dhe disa nga komisionet parlamentare. Bisedime janë planifikuar edhe me delegacionin shqiptar në APKE, udhëheqës të partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe shefin i Misionit të BE-së në Shqipëri dhe anëtarë të komunitetit diplomatik. Diskutimet do të fokusohen, në veçanti, në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare, progresin e lidhur me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat të BE-së, reformën e autoritetit rregullator të medias dhe çështja e minoriteteve.