Italia shpreson te Interi, ndryshe Gjermania e kalon
ROME- Italia rrezikon të humbasë një skuadër në Champions League në rast se Interi nuk do të fitojë pa shkuar te penalltitë kundër Bajernit, në finalen e Champions League. Në sezonin 2011-2012 gjermanët mund të marrin 4 skuadra dhe italianët 3, nëse skuadra e Murinjos nuk triumfon më 22 maj. Kjo ka bërë që edhe numri 2 i Milanit, Adriano Galiani, të bëjë tifo për rivalët e përjetshëm. “Duhet bërë tifozllëk për Milanin dhe të shpresojmë që të fitojë para penalltive, ndryshe Gjermania na kalon dhe skuadra e vendit të katërt sezonin e ardhshëm shkon në Europa League, ndërsa ajo e vendit të tretë në paraeliminatoret e Champions, - deklaroi Galiani. – Interi është me të drejtë entuziast për finalen e parë në Champions pas kaq vitesh, megjithatë tifozët e Milanit kanë patur fatin të shohin 8 finale me Berluskonin. Raporte të këqija me tifozët? Them se ata duhet t’i jenë mirënjohës Berluskonit për gjithçka ka bërë”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)