E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama per Presidentin Vendi me noter partiak

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka deklaruar gjatë Konventës zgjedhore të Forumit Rinor Eurosocialist, duke komentuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës, se vendi është gdhirë sot me një noter partiak. Kryesocialisti është përpjekur të gjejë justifikime, duke thënë se opozita bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur me mazhorancën një emër konsensual për kryetar shtetit.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari Rama u përpoq të përçonte sadopak entuziazëm tek të rinjtë socialistë, duke u premtuar se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike.

Kreu i opozitës, gjatë kësaj Konvente ka hedhur akuza të forta në adresë të qeverisë. Rama ka fajësuar mazhorancën për situatën e vështirë, që sipas tij gjendet vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›