Ivanov uron presidentin Nishani

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov uroi zgjedhjen e Bujar Nishanit si president të ri të Republikës së Shqipërisë. Kreu shtetit të Maqedonisë në urim shpreh kënaqësi nga shkalla e lartë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe bindje se me angazhim të përbashkët do të kontribuohet për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. “Jam i sigurt, se angazhimet tona të përbashkëta në afirmimin e paqes dhe stabilitetit në rajon do të kontribuojnë për integrimin e tij të përshpejtuar në strukturat euroatlantike. Jemi tërësisht të përgatitur për bashkëpunim të ngushtë në këtë plan", thekson Ivanov në urimin drejtuar Nishanit.