E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama për vdekjen e Haxhi Thaçit: Baba iku krenar Hashim

TIRANË, 17 mars /ATSH/  Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet e tij ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit mbrëmjen të dielës i ndërroi jetë i ati, Haxhi Thaçi.

“Baba iku krenar Hashim”, shkruan në rrjetet sociale kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Haxhi Thaçi ndërroi jetë mbrëmjen e të dielës.

Ditëve të fundit ai u vizitua nga Hashim Thaçi,  i cili mori leje nga Haga, ku ndodhet i arrestuar. Pas vizitës rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë. Haxhi Thaçi ndërroi jetë mbrëmjen e të dielës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›