E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për zgjedhjet: Të mira në ekran, të shëmtuara në realitet

Në një konferencë për media para pak çastesh në selinë rozë, kreu i Partisë Socialiste nënvizoi se procesi i sotëm i votimit dha prova të një mospërputhjeje me standardet ndërkombëtare.

“Vlerësimin përfundimtar do ta bëjmë pas qartësimit të situatës, por dua të theksoj presionet, kërcënimet dhe trysninë e ushtruar. Votimi i të burgosurve në kryeqytet tregon turpin e procesit dhe se kundërshtarët tanë janë të vetëdijshëm për humbjen e të pandërgjegjshëm për përgjegjësitë e garantimit të standardeve, ashtu siç ne i kemi parasysh dhe po luftojmë prej dy vitesh”, tha Rama.

Duke theksuar se “fitorja në Tiranë është e sigurt dhe presim të shohim vetëm sa e thellë do të jetë ajo”, kryesocialisti u shpreh i bindur te fitorja në të gjithë vendin. “Do t’i qëndroj angazhimeve dhe nuk do të zhgënjej askënd”, u shpreh kreu i opozitës, duke folur në pozicionin e fituesit. “Edhe ata që nuk votuan për ne, janë të barabartë dhe do tregojmë se e vetmja rrugë është jona”.

Lidhur me procesin e numërimit të votave, Rama u zotua se administratorët e opozitës do të angazhohen maksimalisht që çdo votë e hedhur të numërohet drejt dhe të pasqyrojë vullnetin e popullit. “Është e domosdoshme që puna, edhe pse nën presion, të vazhdojë me këmbëngulje, durim dhe vëmendje. Ne kemi detyrim të nxjerrim nga kutitë shprehjen e popullit sovran, pa lejuar të cenohet apo të deformohet vullneti i tij”, theksoi kryesocialisti.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama i bëri thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që “të rrijë në krye të detyrës dhe të mos ngatërrojë ngjyrën blu të uniformës me atë të partisë në pushtet”.

/Start/

                                                                                             2011-05-08 23:14
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›