Paketa e Drejtesise Penale, debate per denimet ne Komisionin e Ligjeve
Socialistet shprehen rezerva dje ne Komisionin e Ligjeve, per ndryshimet ne Kodin Penal. “Une jam per rritjen e minimumeve te denimeve, sepse gjykatat gjithnje e kane tendencen te shkojne tek minimumi. Une mendoj qe te biem ne konsensus qe denimi maksimal te jete 30 vjet”, - u shpreh deputetja socialiste, Ermonela Felaj. Por sipas Kryetarit te Komisionit, Ilir Rusmali, nuk ka asnje arsye qe ligjvenesit te tregohen te bute me kriminelet. Diskutimet do te vijojne ne komision dhe palet duhet te arrijne ne konsensus, pasi ndryshimet kerkojne shumice te cilesuar per t’u miratuar ne Kuvend. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, sqaroi dje se Paketa e Drejtesise Penale, synon qartesisht rritjen e efektshmerise se drejtesise ne vend. Sipas tij, thelbi i drejtesise penale efektive qendron ne denimin e ashper te autoreve te krimit. Duke sqaruar edhe dyshimet e opozites, Halimi u shpreh se ne propozimet per ndryshimet e Kodit Penal, kerkohet rritje te denimeve si per minimumin e tyre, ashtu edhe per maksimumin. Duke ju pergjigjur shqetesimeve te deputeteve socialiste, ministri Halimi tha dje se per shume vepra te tjera, maksimumin e denimit qe parashikon ligji aktual, qeveria e kthen ne minimum te tij. Po keshtu, sipas tij, per te mos lejuar ata qe bredhin me arme ne brez te denohen me gjobe, ata qe vrasin te denohen me 2 vjet burg, duhet votuar kjo pakete.
PROPOZIMET
Per mbajtjen e armeve pa leje qe ligji aktual parashikon gjobe, ne parashikojme denim me burg nga 7 deri ne 15 vjet. Per vrasjen e policit, gruas apo vrasjen per gjakmarrje ku ligji aktual sanksionon ne minimum 20 vjet burg per autorin, ne parashikojme 38 vjet ne minimum. Ne kemi rritur si minimumin ashtu edhe maksimumin e denimit”, - tha dje ministri i Drejtesise, Eduard Halimi.