Bujar Nishani: Sistem të unifikuar energjetik, Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Maqedoni

Takimit i IV Rajonal i Presidentëve në Mal të Zi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani propozon një sistem të unifikuar energjetik, për rajonal, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedoni. Në konferencën për shtyp, pas takimit të IV Rajonal të Presidentëve në Mal të Zi, kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqipëria i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e sidomos me vendet fqinje të saj si: Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
“Theksojmë domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar ndërmjet katër vendeve tona, ku përparësi përbëjnë ndërtimi i një infrastrukture moderne, realizimi i projekteve të përbashkëta, krijimi i një sistemi energjetik rajonal, fuqizimi i sistemit të komunikacionit dhe telekomunikacionit, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, rritja e shkëmbimeve tregtare, intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit e shkencës, infrastrukturës, etj. Çdo valë rritjeje apo krize ekonomike në kontinent natyrshëm reflektohet edhe në ekonomitë e vendeve tona. Në kuadër të interesit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, përparësi do të përbënte krijimi i një sistemi të unifikuar energjetik rajonal. Energjia përbën sot faktor të rëndësishëm zhvillimi, në nivel kombëtar, rajonal e global”- theksoi presidenti Nishani.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi si ura miqësie minoritetet përkatëse të secilit nga të katër vende4t e rajonit. “Faktori shqiptar dhe minoritetet përkatëse të secilit nga të katër vendet tona i konsiderojmë ura të miqësisë. Respektimi i plotë i të drejtave të tyre, arrihet nga demokratizimi dhe garanton paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone”- theksoi ai.