“Rama, perpjekje per te penguar vizat dhe BE”
Ministri i Jashtem Ilir Meta ka mohuar se ne Shqiperia nuk ka krize politike dhe se per kete term flitet vetem nga opozita. Numri dy i qeverise dhe shefi i diplomacise shqiptare deklaroi dje pas nje takimi me nje grup nxenesish dhe studentesh te dalluar te Lugines se Presheves se “perpjekjet e kryetarit te PS-se, Edi Rama per te penguar integrimin e vendit jane shume te gabuara, sepse eshte i vetmi rast ne bote, ku opozita per gati nje vit nuk ka dhene asnje kontribut pozitiv ne drejtim te proceseve integruese”. Nje deklarate e cila eshte shoqeruar dhe me akuza ndaj liderit socialist per mosmbeshtetjen e aspirates me te madhe te shqiptareve, ate te liberalizimit te vizave dhe integrimit ne BE. “Opozita ka gati nje vit qe nuk ka votuar per asnje ligj apo nuk ka dhene asnje kontribut per kerkesat e udherrefyesit per liberalizmin e vizave”, ka qene deklarata e Metes, teksa i ka cilesuar te gabuara perpjekjet e opozites per te lobuar edhe me elemente kredibel, duke demtuar imazhin e vendit per qellime te ngushta dhe personale politike. “Shqiptaret pavaresisht se cfare force politike i perkasin, u intereson t’u hiqen vizat dhe gjithe pengesat me BE dhe me gjithe vendet e tjera, qe te gjitha forcat politike te bejne detyren e tyre per te plotesuar kete aspirate kombetare”, tha Meta. Duke shprehur besimin se perpjekjet destruktive te opozites do te marrin fund me nje sjellje me te pergjegjshme dhe evropiane, ne raport edhe me kerkesat qe jane bere, ministri Meta tha se “nje krize qe e krijon vete, nje krize artificiale nuk mund ta faturoje te te tjeret, nderkohe qe te gjitha zgjidhjet dhe alternativat i ka patur prej kohe perpara te paraqitura edhe nga ana e maxhorances, dhe nga ana e perfaqesuesve te komunitete nderkombetar, te cilat kerkojne nje zgjidhje transparente, por gjithnje ne respekt te Kushtetutes”. Nder te tjera Meta foli dhe per integrimin e vendit. Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Ilir Meta shtoi se ne takimin e djeshem i ministrave te Jashtem te Nismes se Evropes Qendrore, NEQ ne Budva (Mali i Zi) u konfirmua edhe nje here mbeshtetja e vendeve anetare te BE ne perkrahje e liberalizmit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen, si dhe perkrahja per mbeshtetjen e vendit tone dhe Malin e Zi per marrjen e statusit te vendit kandidat sa me shpejt ne te ardhmen e afert. S.P
Berisha
“Ky Raport i jep pergjigjen me te shkelqyer atyre qe ndjellin nga mengjesi gjer ne darke, krize dhe zi. Raporti thekson se ekonomia shqiptare rezistoi me mire se te tjera, sepse rritja e saj u bazua ne shtyllat me solide qe jane investimet”.
Vleresimi per Rajonin
“Raporti i BE per vendet e rajonit, ajo qe merr vleresimet maksimale eshte ekonomia shqiptare. Sipas BE llogarite financiare u dyfishuan, te ardhurat buxhetore u rriten. Me arritjet ekonomike, Shqiperia mund te renditet afer performances se 10-shes me te mire te BE-se", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, me te cilen ai ka artikuluar vleresimin e suksesit te qeverisjes ne Shqiperi nga ana e BE-se.