E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit për të gjashtën ditë me radhë.

Rama ftoi protesuesit për dialog përmes një tryeze të improvizuar para godinës së kryeministrisë, ku ishte vendosur një tryezë betoni në formën e sofrës si dhe disa karrige dhe ulëse betoni.

Kërkesa për dialog është përsëritur në vijimësi ndaj protestuesve, të cilët kryeministri i fton në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë protestuesit kanë refuzuar çdo thirrje për dialog, ndërsa më herët kanë thyer karriget e vendosura para kryeministrisë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›