E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog me studentët dhe protestuesit për të pestën ditë me radhë.

Kreu i qeverisë zgjodhi të vendosë para Kryeministrisë një tryezë betoni në formën e sofrës në të cilën është shkruar “dialog”, rreth së cilës janë vendosura disa ulëse si jastëkë, për të ftuar protestuesit në tryezën e bisedimeve.

Kjo është dita e pestë radhazi që kryeministri Rama përsërit kërkesën për dialog, ndërsa më herët karriget e vendosura prej tij janë hequr dhe thyer nga protestuesit, si shenjë refuzimi për të dialoguar me kreun e qeverisë.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›