Sot dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Këtë të shtunë shënohet dita e 12-të e protestave studentore. Ditën e sotme ata kanë thirrur një tubim kombëtar në kryeqytet kundër klasës politike në vend.
Protesta e studentëve është lajmëruar që të zhvillohet në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit e më pas do të vijojë para Kryeministrisë.
Gjithashtu edhe pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, ndërsa dhe më parë Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka dalë në mbështetje të studentëve dhe protestave që po zhvillohen në vend.
Nga ana tjetër, në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj që dalin sot para Kryeministrisë në një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve dhe të rinjve.
/m.q/a.f/