Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që vijojnë protestën.
Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook nga kreu i qeverisë shfaqet sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Studentët protestues kanë më shumë se dy javë që vijojnë tubimet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët kanë refuzuar deri më tani të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë, duke vijuar qëndrimin e tyre përmes protestave.
/rtsh.al/