Rama peruron 385 banesa sociale ne Shkoze Do ndertojme edhe 1000

Kryebashkiaku i Tiranes inaguroi sot perfundimin e 385 banesave te para sociale per familjet e pastreha ne Shkoze. Rama tha se ky projekti i Bashkise se Tiranes do te shtrihet edhe ne zona te tjera te kryeqytetit.
Strehimi eshte plotesisht i realizueshem ndaj ne synojme te ndertojme edhe 1000 apartamente te tjera tha Rama. Kompleksi i ndertuar ka standarde europiane dhe ne katet e para jane parashikuar hapesira te cilat do te vihen ne sherbim te sipermarrjeve te te rinjve qe vijne nga keto familje ne nevoje.
Banesat jane gati por mbahen te bllokuara nga Keshilli Bashkiak - tha kreu i bashkise duke shtuar se me 8 maj Tirana do te clirohet nga ky keshill dhe verberia e tij e dhunshme.