E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Qytetarët ta shohin 8 majin si festën e demokracisë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka shprehur edhe njëherë rëndësinë që zgjedhjet e 8 majit të zhvillohen të lira ndërsa ka shtuar se zgjedhjet duhet të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë.

Në një prononcim për mediat pas një takimi me ministrin e brendshëm Bujar Nishani, kreu i OSBE-së i bëri thirrje qytetarëve të kontribojnë në zgjedhjet lokale duke votuar në mënyrë të qetë dhe të civilizuar.
 

“OSBE/ODIHR-i është duke vëzhguar se si është duke u përgatitur procesi zgjedhor dhe është e rëndësishme që qytetarët ta shohin 8 majin si një ditë feste për të festuar demokracinë” theksoi Wollfarth duke shtuar më tej se është e rëndësishme që secila palë të respektojë ligjin.
 

Më tej ambasadori Wollfarth theksoi se është shumë e rëndësishme që qytetarër të mos e lënë pas sjelljen paqësore dhe policia t`i shërbejë qytetarëve që ata të mos ndihen të kërcënuar.
 

Nga ana e tij ministri i brendshëm Bujar Nishani ka falenderuar ambasadorin Wollfarth për kontributin që misioni i OSBE-së ka ofruar për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe të një ambjenti sa më të përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të 8 majit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›